Policia ka arrestuar Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

 

Arrestimi i tij është bërë, pasi Gjykata e Krujës caktoi masën e sigurisë arrest me burg. Rexhep Rraja akuzohet për dy vepra penale, atë të dhunës së ushtruar ndaj ish të dashurës së tij, Xhisiela Malokut, si dhe për përndjekje.

 

Ndalimi i Rrajës u bë vetëm dy ditë, pasi prokuroria mori në dorë ekspertizën mjeko-ligjore, në të cilën thuhet se në trupin e vajzës janë vërejtur shenja dhune dhe djegie me cigare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re