Skip to content

Dhunimi i biznesmenit Arben Çipa në Sarandë, Unioni Turistik Shqiptar letër institucioneve: Akt i paprecedentë! Presim nga ju reagim rigoroz, jo burokratik!

Unioni Turistik Shqiptar përmes një letre drejtuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka kërkuar reagon rigoroz për dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit Arben Çipa, në Sarandë. 

Në letrën publike thuhet se, dhuna ndaj Kryetarit të Degës së Unionit Turistik për Sarandën, përbën një akt të paprecedentë.

Unioni shprehet se komuniteti i tyre është tronditur nga ngjarja, duke thënë se gjykata nuk ka dhënë dënimin e merituar për autorët.

“Komuniteti ynë është i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shëmtuar te cilat për fat te keq vazhdojnë të përsëriten pasi këto raste nuk marrin ndëshkimin e merituar nga autoritetet siç ndodhi edhe ne rastin konkret të vendimit të Gjykatës se Faktit, Sarande  e cila vendosi arrest shtëpie për njërin nga autoret e arrestuar te ngjarjes, që sipas raportimit te mediave personat ne fjale janë edhe me precedentë juridik në të kaluarën”, thuhet në reagim.

Përmes deklaratës, Unioni u bëri thirrje organeve më të larta ligj-zbatuese të reagojnë dhe te mos tolerojnë që “raste te tilla te bëhen shkasë për të frenuar investimet ne sektorin e turizmit dhe të dëmtojnë imazhin e mirë të Shqipërisë turistike. Me besimin se reagimi juaj nuk do te jete thjesht burokratik, por aktiv institucional dhe rigoroz!”

Deklarte publike Drejtuar :

Inspektoriatit te Larte te Drejtesise

Prokurorit te Pergjitheshem

Drejtorit te Pergjitheshem te Policise se Shtetit

Unioni Turistik Shqiptar,duke marre shkas nga ngjarja e fundit, e dhunimit te Kryetarit te Deges se Unionit Turistik per Saranden z. Arben Çipa, e cila ka tronditur mbare komunitetin e bisnesit te turizmit,po ju drejtojme kete apel publik.

Ndodhia ne fjale, e publikuar ne gjithe spektrin e mediave shqiptare dhe qe vijon te shtoje jehone ne diskutimet publike, perben nje akt te paprecedente te dhunimit te nje biznesmeni te njohur te qytetit te Sarandes nga  dy individe te cilet e kane sulmuar barbarisht me pretendime se po ju shfrytezon pronat te cilat nuk figurojne ne pronesi te tyre, por ashtu sic ndodh rendom ne vendin tone, ku ne pronat e pelqyera nga te fortet e katundit nu lejohet te investonje askush tjeter pervec tyre.

Komuniteti yne eshte i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shemtuar te cilat per fat te keq vazhdojne te perseriten pasi keto raste nuk marrin ndeshkimin e merituar nga autoritetet sic ndodhi edhe ne rastin konkret te   vendimit te Gjykates se Faktit,  Sarande  e cila vendosi arrest shtepie per njerin nga autoret e arrestuar te ngjarjes,qe sipas raportimit te mediave personat ne fjale jane edhe me precedente juridik ne te kaluaren.

Permes kesaj dekkarate, ne u bejme apel organeve me te larta ligj-zbatuese te reagojne dhe te mos tolerojne qe raste te tilla te behen shkas per te frenuar investimet ne sektorin e turizmit dhe te demtojne imazhin e mire te Shqiperise  turistike.

Me besimin se reagimi juaj nuk do te jete thjesht burokratik, por aktiv institucional dhe rigoroz!

Kryesia e Unionit Turistik Shqiptar

LIHET I LIRE AUTORI I DHUNES SE ARBEN ÇIPES

Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka liruar nga qelia autorin që dhunoi kreun e Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Cipa.

Diomet Musa u la me masë sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Sipas një video të bërë nga vetë Çipa, ky i fundit ka treguar se është sulmuar nga dy persona, ku sipas tij, njëri prej tyre është bërë pengesë për një projekt tijin, administratori i një klubi nate i quajtur “Four elements”.

Në pamje, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët.

Ai tregon se teksa ishte në rrugë, një prej sulmuesve, i identifikuar si Dio, e ka ndaluar dhe ka filluar të diskutonte lidhur me projektin që ka përplasur të dy palët.

“Është ora 16:10, duke shkuar në punën time, në Heremec, një person me emrin Dio, i cili është administrator i “Four Elements”, më ka prerë rrugën bashkë me një person tjetër dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengës për një projekt timin, ata kanë dalë dhe kanë filluar me fyerje.

Unë nuk i kam pranuar fyerjet dhe ata kanë shfrytëzuar momentin dhe më janë vërsulur brenda makinës time me grushte dhe gurë. Kam tentuar të mbrohem por e kam pasur të pamundur në atë moment. Ka arritur në një moment që kanë krijuar një situatë të tillë në krejt trupin tim”, tregon ai.

 

 

“”