Skip to content

Dhunimi i mjekut në Mirditë! Reagon policia: Konflikti nuk dyshohet për shkak të profesionit, por…

ambulanca

Policia me anë të një njoftimi për mediat ka dhënë detaje nga dhuna ndaj mjekut Martin Prenga në Mirditë.

Efektivët shprehen se dhunimi i Prengës dyshohet se nuk ka lidhje me profesionin.

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas administrimit të informacionit të siguruar në rrugë operative për dhunimin e një shtetasi në fshatin Konaj, Mirditë, kanë nisur menjëherë hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi M. P., 50 vjeç, banues në Mirditë, me profesion mjek, është dhunuar fizikisht gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Po nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja nuk ka lidhje me profesionin e tij si mjek.

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.