Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme masa administrative për policët që dhunuan operatorin e Fax News, Ledio Guni gjatë protestës së banorëve të “5 Majit” në kryeqytet.

Nano theksoi se do të ketë masa administrative në rast se do të vërtetohen shkelje nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, por ai shtoi se deri me tani nuk ka pasur ankesa ne dijenine e tij.

“Sot policia e shtetit ka qenë në mbështetje të një pune që po zhvillonte IKMT në Tiranë. Në dijeninë time deri më tani, edhe në qëndrimet e institucioneve të tjera nuk ka pasur ndonjë ankesë. Megjithatë, kjo që ju po thoni do të verifikohen dhe nëse do të ketë shkelje në procedurat standardet të policisë së shtetit atëherë do të merren masat administrative”, tha ai.

Në mënyrë të paprecedentë Policia Bashkiake ka shoqëruar operatorin e Fax News që ishte futur brenda kordonit policor për të transmetuar shqetësimin e banorve mengjesin e sotem.

Edhe pse operatori ka qenë lehtësisht i identifikueshëm, që ka qenë punonjës i medias në krye të detyrës, kjo nuk i ka penguar punonjësit e policisë bashkiake, që ta tërheqin atë, dhe ta pengojnë gjatë kryerjes së detyrës, në informimin e qytetarëve. Të paktën 3 efektivë të policisë bashkiake kanë tërhequr operatorin, dhe e kanë shtyrë.

Operatori i Fax News Ledio Guni është dërguar në spital, pas dhunës së ushtruar nga policia bashkiake në zonën e 5 Majit në Tiranë. Guni ka pësuar shembje në shpatull, dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re