Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e policit të burgjeve që u dhunua para banesës së tij.

Në imazhin e publikuar, shefi i edukimit në burgun e Fierit shihet i gjakosur. Berisha shkruan se policit të burgjeve i kanë çarë kokën dhe se krimi po mbahet i fshehtë.

“Shefit të Edukimit në burgun e Fierit i kanë çarë kokën! Krimi mbahet i fshehtë! #sb”, shkruan Berisha.

Në një postim tjetër ditën e djeshme, ish-kryeministri Berisha publikoi mesazhin e një qytetari iu pretendohej se shefi i edukimit Nazmi Doko është goditur me sende të forta dhe ka qenë në gjendje kome.

Gjithashtu pretendohej se disa policë janë dhunuar nga të burgosurit gjatë ditëve të amnistisë, për menyren se si u trajtuan nga ana shkresore për përfitimet.

“Revoltë në burgun e Fierit! Në koma shefi i edukimit në burgun e Fierit! Disa policë plagosen nga të burgosurit. Ngjarja mbahet sekret si në shpellat e mafies! 📩Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Miredita i nderuar doktor Berisha! Me japin nje info, per nje ngjarje ne burgun e Fierit Shefin e edukimit ne kete burg Nazmi Doko e kane goditur me sende te forta dhe ka qene ne spital ne gjendje kome, deri sot.

Sot ka dal nga koma dhe eshte ne spital, Si dhe disa polic jane rrahur nga te burgosurit gjate diteve te amnistise, per menyren se si i kane trajtuar nga ana shkresore per perfitimet. Deri tani nuk kane dhene asnje lajme edhe mediat e mbajne te fshehte dhe nuk japin info goditjen e shefit te edukimit, e kane goditur ne rruge! Respekt”, shkruhej në postim.

Ndërkohë uniformat blu raportuan se polici i burgjeve është dhunuar mbrëmjen e 30 prillit me send të fortë dhe se ka marrë dëmtime të lehta.

Gjithashtu raportohet se 64-vjeçari po merrte mjekim në spital ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Shtetasi N. D. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit”, raportoi policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re