Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi është shprehur se dhunimi i politikanit serb Sanduloviç, pasi bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari, është akt i shumtuar politik.

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit thekson se qeveria shqiptare nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen, duke e konsideruar “një heshtje kriminale për të mbuluar krimin”.

“Edi Rama, me të gjitha mjetet dhe format, është sot një dhunues serial i opozitës, dhe çdo dhunë kudo në botë që godet kundërshtarin politik vetëm e gëzon”, thekson Bumçi.

Deklarata e plotë e anëtarit të Kryesisë së Rithemelimit:

Masakrimi i opozitarit serb Sanduloviç, kundërshtar iserbomadhit Aleksander Vuçiç, nga falanga të pushtetit të krimittë Beogradit është një akt i shëmtuar politik.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të dhunës shtetërore.

Dhuna e verbër, antishqiptare dhe antiopozitare, për arsyen se Sanduloviç ka kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë, dhe ka vendosur lule në memorialin e Jasharëve në Prekaz, është një kambanë alarmi për shtysat e verbëra nacionaliste në rajonin tonë.

Faktin që dhunën e ushtrojnë segmente shtetërore, dhe se ndërmjet tyre është edhe terroristi Mihail Radojçiç, i përfshirë në sulmin e Banjskës në Kosovë, dëshmojnë përfshirjen direkte të presidentit serb Aleksandër Vuçiç ne kete akt barbarie.

Faktin që presidentin serb dhe agjendat e tij i mbështet kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe se për incidentin nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria e Tiranës, është në vetvete një heshtje kriminale për të mbuluar krimin.

Edi Rama, me të gjitha mjetet dhe format, është sot një dhunues serial i opozitës, dhe çdo dhunë kudo në botë që godet kundërshtarin politik vetëm e gëzon.

Dhuna e egër kundër kreut të Partisë Republikane serbe ndodh kur opozita në Beograd është në këmbë kundër manipulimit të zgjedhjeve nga regjimi i Vuçiç. Një regjim që bën gjithçka për të heshtur opozitën me intimidime, dhunë, vjedhje zgjedhjesh apo përçarje.

Një skenar që e shohim në Tiranë prej vitesh tashmë, dhe që kulmoi me arrestimin e kryetarit të opozitës, Sali Berisha.

Fytyra e vërtetë e regjimeve që vjedhin zgjedhjet shfaqet nëpërmjet dhunës dhe linçimit të kundërshtarit. Ngritja sa më parë kundër regjimeve të tilla është detyrë kombëtare.

Opozita ne aksion: O sot, o kurrë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re