Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të dhunimit të tre të rinjve shqiptarë në Malin e Zi. Në një njoftim zyrtar thuhet se autoritetet shqiptare kanë kontaktuar me ato malazeze dhe është bërë e mundur ofrimi i ndihmës mjekësore për tre shqiptarët. Këta të fundit fillimisht kanë hezituar të denoncojmë dhunuesit, por më pas kanë pranuar.

Policia njofton se atyre iu është ofruar ndihmë ligjore edhe nga ambasada shqiptare në Malin e Zi. Nga ana tjetër, autoritetet vendase kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa autorët nuk janë identifikuar ende.

Lexo edhe :Related Posts

Tetë persona nxorën me forcë nga automjeti të rinjtë shqiptarë, të cilët i dhunuan brutalisht, për motive ende të paditura. Shqiptarët deklaruan se nuk i njohin agresorët, ndërsa familjarët e tyre bën thirrje për ndihmë nga autoritetet e Shqipërisë.

“Të tre shqiptarë janë  paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë  trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike. Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë”, njofton policia.  

Tre shqiptarëve, sipas policisë, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re