Një ditë pas sulmit ndaj turistëve spanjollë nga pronari i një lokali në ju ka reaguar kryeministri Edi Rama.

 

Shefi i qeverisë e quan barbar pronarin e lokalit, ndërsa uron që ai mos i shpëtojë drejtësisë.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se i ka kërkuar falje dhe thotë se ata do të rikthehen përsëri në Shqipëri.

 

“Barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve.

Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë.

Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri.Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re