Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ditën e sotme ku një 52-vjeçare me emrin Fatbardha Likarma ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit në lagjen ‘Vullnetari’

Burime bëjnë me dije se gruaja kishte bërë një denoncim më heret për dhunë në familje, ndërsa sot, në gjendje të rënduar psikolgjike ajo është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Bëhet me dije se dhuna ndaj 52-vjeçares ushtrohej nga burri dhe vjehrra ndërsa mbrëmë policia shkoi në banesë pas denoncimit por nuk mori masa në lidhje me ngjarjen.

Natën e mbrëmshme ajo e kaloi tek e motra ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë dhe kërcënojnë vjehrrën e Fatbardha Likarmës.

Ajo banonte në katin e parë të pallatit dhe kishte tre fëmijë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re