E rikonstruktuar vetëm dy muaj më parë, konform të gjitha standardeve, qendra shëndetësore në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ka rënë pre e akteve vandale dhe të paprecedenta të dhùnimit të saj.

Persona të papërgjegjshëm kanë goditur me gurë dritaret e kësaj qendre duke i shkatërruar ato.

Deputeti Balla e konsideroi një akt të paprecedent dhùnimin e kësaj qendre shëndetësore ndërsa tha se vetëm thirrjet dashakeqe politike ndaj bluzave të bardha mund ta nxisin një akt të tillë:

“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu.

E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie.

Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira.

Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën. Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen.

Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet.

Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm “, tha Balla.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së shtetit e cila ka vënë në pranga dhùnuesin e kësaj qendre shëndetësore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re