Xhamia në qytetin e Bilishtit është dhunuar gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.
 
Ata kanë thyer dritaret dhe janë futur brenda, duke dëmtuar arkën ku hidhen lekët nga besimtarët si dhe foninë e objektit të kultit.
 
Policia ka nisur hetimin e ngjarjes, ndërkohë që Myftiu i Devollit Artur Vrenozi tha se kjo është hera e dyte brenda javës qe xhamitë bëhen objekt sulmi në Devoll.
 
Pak ditë më parë, sipas tij, është dhunuar edhe një objekti kulti i komunitetit mysliman në fshatin Dishnicë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re