Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar një 65-vjeçar. Ngjarja është regjistruar në një lokal në fshatin Perondi, në Kuçovë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, teksa autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Po ashtu, babai i të riut është proceduar penalisht, pasi kërkoi nga 65-vjeçari që tq tërheqë denoncimin.

“Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç”, njofton policia.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re