Policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar në Tiranë, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, një 41-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: shpallen në kërkim shtetasi Ch. V., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi””, njofton policia.