Një 44-vjeçar ka rënë në pranga në Shkodër, pasi ka dhunuar dhe kanosur babanë e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. Th., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re