Skip to content

Dhunoi dhe kërcënoi me jetë prindërit/ Shpallet në kërkim 34-vjeçari në Elbasan, në banesë iu gjet kallashnikov dhe dinamit

WhatsApp Image 2023 05 05 at 6.10.24 PM

Një 34 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me jetë prindërit e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë. Policia, pasi është njoftuar për rastin e dhunës në familje, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por i riu me inicialet D. G është arratisur.

34 vjeçari sapo ka konstatuar mbërritjen e forcave të policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor në fshat. Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruarn 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata për jetën, shpallet në kërkim 34 vjeçari.

Policia sekuestron 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë.

Shtetasi D. G. që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit D. G.

Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e 34 vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.