Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar dy dajat e tij.

Gjithashtu 36-vjeçari banues në Kutalli të Fierit, në debat e sipër me të afërmit ka dëmtuar me sëpatë makinën e njërit prej dajave.

“Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë

Berat/Ndërhyrja e shpejtë policore parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Kutalli.

I arrestuari kishte 64.3 gramë Kokainë në automjet, me qëllim shitjen.

Procedohet penalisht një 26-vjeçar, për bashkëpunim për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti i të arrestuarit dhe sendi i fortë (sëpatë).

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli.

Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko