Skip to content

Dhunoi fizikisht bashkëshorten dhe fëmijën e mitur, kapet 49 vjeçari në Tiranë

Një 49 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas policisë ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur.

Ndalimi i tij është bërë nga efektivët e komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan 49 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.