Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e tij të mitur.

Sipas policisë mësohet se i ndaluari është shtetasi me iniciale S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 41-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Ç. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re