Skip to content

Dhunoi gruan dhe djalin, kapet 51 vjeçari në Tiranë

Një 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për dhunë fizike në familje.

Sipas policisë mësohet se arrestimi i tij është bërë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe djalit të tij

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan  një 51 vjeçar banues në Tiranë, pasi ka ushtruar ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.