Një 64-vjeçar në Kurbin ka rënë në prangat e policisë, pas dy ditësh kërkime. Ai dhunonte vazhdimisht gruan dhe e kërcënoi me jetë.

Sakaq, gjatë kontrollit në banesë, 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasi, 64-vjeçar, banues në Kurbin.

Ky shtetas u shpall në kërkim pas denoncimit nga bashkëshortja e tij se në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur atë për jetën.

Gjatë kontrollit në banesë, 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re