Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dhunoi dy punonjës të një pike karburanti, duke bërë që njëri prej tyre të përfundojë në Spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të rënda.

Sherri ndodhi në lagjen nr. 17/1, ditën e djeshme rreth orës 13:00 dhe dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta.

Gjatë përplasjes fizike i riu i me iniclalet H.Gj. ka përdorur dorëze hekuri për të goditur dy punonjësit e pikës së karburantit.

Njoftimi i policise

Dhunoi 2 punonjës të një karburanti, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike njërit prej tyre, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Punonjësi me dëme të shumta fizike ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve procedurale për kapjen e një 26-vjeçari që dhunoi ditën e djeshme, 2 punonjësit e një karburanti në lagjen nr. 17/1, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin H. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, më datë 23.03.2024, rreth orës 13:00, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti në lagjen nr. 17/1, Durrës, ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit, shtetasit S. P., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re