Policia nëpërmjet kamerave të sigurisë ka identifikuar 24-vjeçarin Osma Gashi si njërin prej personave që dyshohet se dhunuan kancelarine Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqin një javë më parë.

Policia bën me dije se kanë shpallur në kërkim të riun, ndërsa po punohet edhe për identifikim dhe kapjen e autorëve të tjerë. Sulkuqi u godit disa herë me levë në trup më 10 prill, duke marrë plagë të rënda.

Policia Elbasan:
Në lidhje me ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022, ku bëhet fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasi L. S., 51 vjeç, ju bëjmë me dije se është identifikuar njëri prej bashkëpuntorëve të dyshuar të ngjarjes është shtetasi U. G., 24 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, indentifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re