Lirohet nga ambjentet e Komisariatit te Policisë së Tepelenës Albi Gumeni, 29 vjeçari i njërës prej nxënësve 13 vjeçare që dyshohet se janë ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare të Tepelenës, Kleanth Laçi.

Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orarëshit pasi prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë pasi u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59 vjeçar.

Mësohet se lirimi i të riut nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Gumenit pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanthi Laçi.

Rjedhinisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re