Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 47-vjeçar pasi ka dhunuar motrën e tij. Nën hetim është vënë edhe gruaja e tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen M. Sh., 44 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së shtetasit A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko