Një 63-vjeçar është vënë në pranga, pasi dhunoi nënën dhe bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Mashkullorë, Gjirokastër. E ëma e moshuar, 83-vjeçare dhe bashkëshortja e tij, adresuan dhunën e ushtruar në komisariat.

 

Pas verifikimeve të bëra, policia vuri në pranga 63-vjeçarin. Ai kishte dhunuar e më pas kërcënuar se do të nxirrte nga banesa nënën dhe bashkëshorten.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko