Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan. Policia bën me dije se ky person është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Autoritetet kanë nisur hetimin, ndërkohë 41-vjeçari do dalë para drejtësisë, ndërsa akuzohet për veprën penale dhunë në familje.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thekson policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re