Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin T. Rr., 35 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Po nga këto struktura u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. Gj., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi në kundërshtim me urdhërin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re