Skip to content

Dhunonte babanë e tij të moshuar, arrestohet 44-vjeçari në Berat

auto dhunee1537644372

Policia e Beratit ka arrestuar një 44-vjeçar, pasi akuzohet se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht babanë e tij të moshuar.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.S, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit H.S., 71 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.