Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë pasi është dhunuar nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar nga policia.

Blutë e Tiranës, po ashtu bëjnë të ditur se 47-vjeçari, tashmë i arrestuar ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës së tij.

Burri akuzohet për “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”, ndërsa gruaja ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thote policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re