Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi dyshohet se dhunonte bashkëshorten e tij në sy të vajzës së mitur.

Po ashtu, ky person gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë efektivët e Policisë.

“Sapo janë njoftuar për një rast të dhunës në një familje që banonte në lagjen “Pllakë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesë, për të arrestuar shtetasin përgjegjës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Menjëherë u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 43 vjeç, banues në Gjirokastër.

43-vjeçari dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre 13 vjeçe dhe gjatë shoqërimit, kundërshtoi me forcë, punonjësit e Policisë”, tha policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re