Skip to content

Dhunonte nënën, pranga 30-vjeçarit në Cërrik

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Cërrik.

 

Bëhet me dije se Emiljano Fejzo në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases H.F., 60 vjeçe.