Një nga autorët që dhunuar 51-vjeçaren në Durrës është vënë në prangat e policisë.
Sipas policisë i ndaluari është Admir Koleci 28-vjeç, i cili së bashku me babain dhe vëllanë e tij, dhunuan për çështje pronësie Qefsere Kolecin.
Ndërkohë vijon puna për arrestimin e Mehdiut dhe djalit tjetër Algerti.
Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar ku Qefsere Koleci u dhunua brutalisht nga kunati 61-vjeçar dhe dy djemtë e tij të cilët e kanë goditur me sende të forta. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive pronësie.