Skip to content

Dhunuan barbarisht dy kushërinjtë, dalin para gjykatës 4 nga të arrestuarit në Borizanë

1688729449 1688725102foto

Katër persona të përfshirë në dhunën barbare të fisit Rraja kanë dalë këtë të dielë para Gjykatës së Tiranës, ku pritet t’iu caktohet masa e sigurisë. Eni Kulla, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, Ineidi Rraja.

 

Ata akuzohen për veprat penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

 

Deri më tani, policia ka vënë në pranga 8 persona dhe shpallur në kërkim 6 të tjerë, mes tyre dhe djalin e deputetit të dorëhequr të Partisë Socialiste, Rrexhep Rraja.

 

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinj të cilët kishin ngritur shqetësimin e tyre mbi punimet që po kryheshin në gurore.