Një person është arrestuar nga Policia në Kavajë, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim pasi kanë tentuar të vrasin një person, duke e dhunuar dhe më pas përplasur me makinë.

Në pranga është vënë njëri nga autorët, Halit Ullorja ndërsa në kërkim u shpall vellai i tij.

Po ashtu policia thote se arrestoi edhe 25-vjeçarin e dhunuar, Letjan Lushkaj sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

“Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit  dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si  dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi i policise: 

Pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, duke e dhunuar  goditur me automjet, arrestohet 30-vjeçari dhe punohet për kapjen e vëllait të tij që braktisi automjetin menjëherë pas konfliktit.

Në pranga dhe 25-vjeçari, sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, në lagjen nr. 2,  kanë shkuar  menjëherë në zonë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/it përgjegjës.

Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit  dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si  dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan  në flagrancë dhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Vijon puna  për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re