Lihet në burg, Agim Caci, njëri prej autorëve që grabitën kambistin në Korçë. Caci, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë grabitën mëngjesin e së martës, kambistin nga Korça.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, ku Agim Caci së bashku me dy shtetas të tjerë grabitën 40 milionë lekë të vjetra.

Pas një përplasje fizike midis kambistit dhe Cacit, ky i fundit përfundoi në prangat e policisë ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re