Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe personin tjetër, të identifikuar me emrin Gerald Kollçaku pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë në incidentin e disa ditëve më parë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në deshminë e tyre në polici ata kanë pohuar se nuk e dinin që personat e kamufluar ishin agjentë të BKH-së, dhe se në të kundërt nuk do të ishin sjellë në atë mënyrë.
Trupi gjykues përbëhej nga avokat Niko Bega, gjyqtar Alfred Konomi dhe prokuror Petrit Vukaj, ndërsa mbi të tre keta shtetas rëndon akuza “ Goditja për shkak të detyrës”.
Kujtojmë se zyrtarët e BKH dhe Operacionales, gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, janë filmuar nga shtetasi Orjan Isufaj, i cili është edhe drejtor i kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt.
Pas filmimit, ata janë larguar nga vendi ku ishin pozicionuar.
“Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qëndruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit”, njoftoi prokuroria.