Janë dorëzuar në polici, 4 autorët e dyshuar që akuzohen se dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri të riun në Korçë.

Bëhet fjalë për shtetasit: Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura, të cilët dhunuan Ramadan Hasanin.

Ngjarja:

Ngjarja e rëndë ndodhi me 22 mars ne qytetin e Korçës, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin me shkopinj.

Policia thotë se 4 personat kanë dhunuar një 30-vjeçar, që siç shihet edhe nga pamjet e kanë goditur dhunshëm me sende të forta.

Si ka nisur sherri

Sherri ka nisur në datën 14 Shkurt dhe sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re