Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari, janë dy vëllezërit që dhunuan një efektiv policie në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Dy të rinjtë të moshës 21 dhe 18 vjeç janë djem të ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari.

Ata u arrestuan, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm goditën, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Gjithashtu u shoqëruan në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari thyen kamerën e sigurisë dhe dëmtuan  derën e dhomës së shoqërimit.

Gjithashtu, ata kërcënuan punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente”, informoi policia.

Njoftimi i policisë
Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re