Policia e Beratit ka arrestuar dy shtetasit, pasi akuzohen se ushtronin dhunë fizike ndaj prindërve të tyre.
Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjetër, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.H., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij.
Poliçan/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.M., 45 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psiokologjike ndaj babait të tij.
Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestuan në flagrancë shtetasit P.Ç., 29 vjeç dhe A.L., 27 vjeç, të dy banues në Poliçan, si dhe u proçedua penalisht shtetasi B.D., 25 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
Këta shtetas në lagjen Pronovik, Poliçan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L.M., një sasi paketash dhe pije alkolike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



