Dy shtetasit holandezë që u arrestuan pasi dhunuan një 45-vjeçar para ndeshjes Rome-Feyenoord në Tiranë janë lënë sot të lirë.

Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se i dëmtuari Arben Gorrea nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë.

Megjithatë, dy holandezët nuk largohen dot menjëherë nga Shqipëria, pasi Gjykata e Tiranës dha vendimin për detyrim paraqitjeje.

Çdo të hënë, ata duhet të jenë në gjykatë, deri sa të mbyllen hetimet. Gjatë organizimit të finales së Konferencë League në Tiranë nuk munguan incidentet e dhunshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re