Prokuroria ka nisur hetimet zyrtarisht për policin që dhūnoi djalin 15-vjeçar të Zaida Çobos në Tiranë.

Djali 15-vjeçar kishte thyer karantinën dhe po kthehej në shtëpi me biçikletë, kur u dhūnua nga një prej policëve, i cili rezulton të jetë Glein Ndreu.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore del se, dëmet ndaj djalit hyjnë në kategorinë e dëmtimeve dhe atij i duhen nëntë ditë pushim. Prokuroria pretendon se Glein Ndreu e ka qëllūar me shpullë dhe grusht dhe për të kërkon ndalimin e ushtrimit të çdo detyre publike.

NJOFTIMI NGA PROKURORIA

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedim penal per te evidentuar veprimet e dhūnshme te kryera nga punonjësit e policisë se shtetit, per rastin e te miturit S.Ç.

Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera eshte kerkuar ne gjykate, pezullimi nga detyra, te efektivit te policisë G.N, sipas nenit 242 te Kodit te Procedurës Penale.

Veprimet hetimore vijojnë per evidentimin e pergjegjesise penale te personave te tjere te përfshirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re