Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka festuar 65-vjetorin duke marrë plot dhurata nga politkanë të njohur. Vizita e sotme nga presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedov nuk do të ishte duarbosh.
Sapo u fut në rezidencën shtetërore, ai nxorri një qen për liderin rus. Putin nuk mund ti rezistonte qenushit dhe u ngrit i buzëqeshur për ta përqafuar. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur 65-vjecari e puth dhe mban në krahë një nga dhuratat e tij më të bukura.
Nuk dihet nëse kjo ishte për ditëlindjen e tij, apo për rastin e vizitës në Rusi, por Putin e ka pranuar me kënaqësi. Ndërkohë, fotografia që u bë virale para pak ditësh ishte mbulesa e krevatit me fytyrën e tij, së bashku me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi. Kjo ishte dhurata që u komentua më shumë në rrjete sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re