Në samitin e BE-së që u mbajt në Slloveni, Ballkani Perëndimor do të përfitojë gjatë 7 viteve të ardhshme 30 miliard euro.

Si kusht për të përfituar fondet, secili vend do të ketë detyra specifike. Serbia duhet të thellojë bisedimet për njohjen e Kosovës, ndërsa në artikullin e Financial Times nënvizohet fakti se Shqipërisë nuk po i çelen negociatat me BE-në për shkak të Maqedonisë së Veriut, pas vetos së Bullgarisë.

Kancelarja e Gjermanisë në largim, Angela Merkel, duket se ka i rezervuar një ‘dhuratë’ rajonit tonë, veçanërisht kombit shqiptar, duke ia lehtësuar rrugën e nisur drejt anëtarësimit në BE.

Pas tërmetit dhe pandemisë pa ndihmën e mundshme të BE-së, Shqipëria e ka veçanërisht më të vështirë, thuajse të pamundur rimëkëmbjen.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e së njëjtës Evropë me Bashkimin Evropian,” tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi pas një takimi të përbashkët të shteteve anëtare dhe gjashtë vendeve të BP – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbisë.

“Ne e duam Ballkanin Perëndimor në BE,” tha von der Leyen. “Nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë.”

Paketa prej 30 miliardë eurosh mund të përdoret për investime në energji, rrjetet dixhitale, rrugët dhe sektorë të tjerë. BE -ja është e prirur të ruajë sa më shumë ndikim në rajonin tonë, pasi rivalët përfshirë Kinën, gjithashtu po synojnë të rrisin investimet.(A.Muraçi)

https://www.ft.com/content/fea6f010-a78f-482c-bcda-7f3f7c3d0740?fbclid=IwAR2qomB_zutMcLoRzVIh3kV2xu8AaCX8IAiEZM2l62fXZD-QxHzcPbEq6mM

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re