Krydemokrati Lulzim Basha ka falënderuar BE-në për ndihmën e dhënë në teste për koronavirusin. Në një postim në rrjetet sociale, ku shpërndan mesazhin e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, Basha deklaron se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

“Faleminiderit Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për Shqipërinë. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re