Gjatë vizitës së tij në Krujë dhe Thumanë, kryeministri Rama shoqërohej nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe deputetja Eglantina Gjermeni.

Në takim, Pacolli, i cili ka dhuruar një milion euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, bëri një tjetër premtim, teksa tha se do të ndërtojë vetë banesa për ata që mbetën pa çati në kokë.

“Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re