Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka dhuruar dy pajisje respiratore si dhe një pajisje dialize për t’i ardhur në ndihmë pacientëve të infektuar me koronavirusi në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Në një reagim në rrjete sociale ka zbuluar se një pjesë të parave e mori nga të ardhurat që i dërguan qindra qytetarë në përgjigje të fushatës së tij rreth një muaj më parë për të mbledhur fonde për spitalet.
“Një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth €13.600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona”, shkroi Shehaj.
Në shkrimin e tij, Shëehaj i falenderon publikisht duke thënë se vendet e varfëra kanë nevojë për solidaritet njerëzor, ndërsa nuk harron të bëjë thirrjen e rëndësishme bazuar në përvojën e tij në Itali: “Covid kthehet në një sëmundje të rrezikshme nëse injorohet në moment e para. Le të mbrojmë veten, familjet dhe Shqipërinë”.
Reagimi i plotë: Një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth €13.600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona.
Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe jam krenar për shpirtin tuaj të bujarisë dhe mirësisë. Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Vendet e varfëra si i yni kanë më shumë nevojë se vendet e zhvilluara për solidaritet njerëzor.
Dua të falenderoj mbi të gjitha të gjithë mjekët shqiptarë që po bëjnë një punë heroike për të shpëtuar jetët tona.
Miqësisht dua t’u bëj thirrje të gjithëve bashkëatdhetarëve, nisur edhe nga përvoja ime në Itali: tregohuni të kujdesshëm për të mbrojtur veten, Covid kthehet në një sëmundje të rrezikshme nëse injorohet në moment e para. Le të mbrojmë veten, familjet dhe Shqipërinë.
