Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio i ka bërë thirrje Komisionit Europian që të sigurojë vaksina për vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër Covid.

Siç shkruan sot agjencia e lajmeve italiane Ansa, ministri italian, tha se Italia “nuk është tërhequr pas në këtë situatë të vështirë dhe ka sjellë, falë aftësive të saj në fushën mjekësore, kontributin në mbështetje të autoriteteve kosovare në luftën kundër Covid”.

“Ashtu siç po i kërkojmë Komisionit Evropian të përshpejtojë blerjen e vaksinave për të mirën e qytetarëve italianë, tani besoj se është e rëndësishme dhe urgjente që Komisioni, përveç iniciativave të parashikuara tashmë, të marrë një iniciativë kushtuar posaçërisht blerjes drejtpërdrejt dhe në maksimum së shpejti doza të tjera për vaksinimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të goditura rëndë nga pandemia”.

Di Maio shpjegoi ndër të tjera se për këtë çështje kishte pasur edhe një bisedë me Komisionerin Varhelyi, të cilit i ka shpjeguar se një iniciativë e tillë do të bënte të mundur që “të sigurojë mbulim adekuat të vaksinimit edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Evropës dhe veçanërisht Italisë.

Dy, t’u japim partnerëve tanë në Ballkan një sinjal të rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret, në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën evropiane të atyre vendeve; tre, për të shmangur që një vakum i iniciativës evropiane të plotësohet nga aktorë të tjerë konkurrues”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re