Skip to content

“Dialog, jo forcë”/ Deja vù e 1990? Shqiptarët 15 ditë revoltë për largimin e Ramës, çfarë propozonte Ramiz Alia për protestat e studentëve

Screenshot 17

Shqiptarët janë në revoltë dhe prej 15 ditësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një pjesëmarrje rekord, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, protestuesit shprehen të vendosur për largimin e kryeministrit.

Kjo revoltë na kujton protestat e dhjetorit të ’90 , ku shqiptarët kërkonin rrëzimin e regjimit.

Në atë kohë Ramiz Alia propozonte që ndaj protestuesve të mos veprohej me forcë, por të dialogohej.

Protestat e dhjetorit 1990 sollën edhe ndryshimin e regjimit dhe sjelljen e pluralizmit dhe demokracisë në vend.