Faza finale e dialogut me Serbinë, konkretisht unfikimi i partive për këtë proces është tema kryesore në skenën politike kryesore.

Për këtë çështje kanë folur të shtunën përmes konferencave, kryvetëvendosësi Albin Kurti dhe kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Kurti ka shprehur bindjen se para se qeveria të vije me një platformë për bisedime duhet pasur një vlerësim të dialogut dhe marrëveshjeve që janë arritur gjatë periudhës 6 vjeçare 2011-2017.

“Për platformën nuk do zgjas shumë vetëm do them se është një gabim në hapa dhe pres nga qeveria te na sjell një raport për të na sjell një vlerësim për 6 viteve të dialogut paraprak për ato 33 marrëveshje dhe atë dialog qe herë quhej teknik herë politik. Nuk kemi dokument të shtetit të Kosovës që do vinte në kuvend ku do bëhet vlerësimi për dialogun. Pa dyshim, dialogu nuk duhet të vazhdohet pa bërë një vlerësim të kësaj periudhe të dialogut që ka prodhuar edhe marrëveshje antikushtetuese, siç është ajo e ‘Zajednicës’”, tha Kurti.

Ndërsa Limaj tha se e përkrahin vazhdimin e dialogut me Serbinë derisa ka hezituar të tregojë qëndrimin e tij për Thaçin si kryenegociator.

“Ne si parti jemi të përgjegjshëm në hapat që i bëjmë, reflektojmë pozitivitet dhe duam unitet. Politika kosovare do të dijë të përgatitet që të mos përsërit gabimet e së kaluarës. Nisma është e interesuar për dialog me fqinj e përtej fqinj. Ne presim që nuk do të përsëriten gabimet e së kaluarës, duam të shohim një konsensus sa më të gjerë”, deklaroi  Limaj.

Kujtojmë se LDK-ja e Isa Mustafës pritet të hënën të mbajë një takim ku edhe do të vendos nëse do e përkrahin apo jo Thaçin si udhëheqës të bisedimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re