Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në një letër zyrtare dërguar Presidentit të SHBA-ve Donald Trump i kërkojnë kërkojnë atij përkushtimin e administratës së SHBA për çuarjen para të dialogut Kosovë-Serbi.

Në letrën dërguar Trump, teksa deklarojnë mbështetjen e pakushtëzuar për këtë dialog, Këshilli i Ambasadorëve thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të sjellë një dritare mundësie për të dy vendet, që më në fund të kthejnë një faqe të re.

Letra e plotë:

I nderuar, Zoti Donald J. Trump President i Shteteve të Bashkuara Shtëpia e Bardhë 1600 Pennsylvania Avenue NW Washington, DC 20500

Në vëmendje të:
Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo,

Departamenti Amerikan i Shtetit.

Senatorit James Risch,

Kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë

Senatorit Robert Menendez,

Antar i Lartë i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë

Senatorit Ron Johnson,

Kryetar i Komitetit të Senatit mbi Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Sigurinë Rajonale,

Kongresmenit Eliot Engel, Kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme

Kongresmenit Michael McCaul, Antar i Lartë i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Çështjet e Jashtme

Ambassadorit Richard A. Grenell, I Dërguar Special i Presidentit për Negociatat e Paqes midis Serbisë dhe
Kosovës

I nderuar Zoti President,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’ju falenderuar përzemërsisht, Juve dhe SHBA-ve, për mbështetjen evazhdueshme që u keni dhënë Shqiptarëve në Ballkan.

Pak javë më parë, më 17 Shkurt, Kosova festoi 12 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ashtu siç jeni shprehur dhe në Letrën Tuaj të urimit drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, lidhjet e fuqishme

ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës janë farkëtuar përmes një angazhimi të përbashkët për zhvillimin e Kosovës, si shtet sovran, i pavarur, multi-etnik dhe demokratik. Populli i Kosovës luftoi pothuajse një shekull për liri dhe pavarësi. Më nëfund, këto objektiva u realizuan me vendosmëri dhe me mbështetjen e domosdoshme të miqve dhe aleatëve tanë perendimorë, dhe, në radhë të
pare, të SHBA-ve.

Mbështetja vazhdueshme e SHBA-ve ndaj aspiratave legjitime të popullit të Kosovës ka qenë vërtetë thelbësore. Ajo çimentoi më tej miqësinë ndërmjet Amerikanëve dhe Shqiptarëve, e cila ka ekzistuar qysh nga
fundi i Luftës së I Botërore.

Administrata e Presidentit Wilson mbrojti të drejtën e Shqipërisë për të qenë shtet i pavarur. Populli shqiptar do të mbetet përjetë borxhlli dhemirënjohës dhe është krenar që janë kombi më pro-amerikan në Evropën Juglindore.

Si shteti i pavarur, Republika e Kosovës ka bërë përparime të mëdha në rrugën e saj për ndërtimin e institucioneve demokratike funksionale dhe për një demokraci dinamike, ku të sundojnë liritë njerëzore dhe shteti i të drejtës.

Sot, pakicat etnike në Kosovë gëzojnë të drejta individuale dhe kolektive të pakrahasueshme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Në një rajon me probleme akute mbi – dhe ndërshtetërore, gjendja në Kosovë është e qëndrueshme dhe nuk përbën kurrfarëkërcënimi për paqen dhe sigurinë rajonale. Republika e Kosovës është gur themeli për stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës.

Zoti President,

Na lejoni të përfitojmë nga ky rast për të rikujtuar se Kosova e shpalli pavarësinë pas një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës me negociata të kryesuara nga OKB, të bashkërenduara ngushtë me komunitetin
ndërkombëtar me në krye SHBA-të.

Në Opinionin e tij Këshillimor më 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pohoi se shpallja e pavarësisësë Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja ofron një dritare mundësie për të dy vendet, që mënë fund të kthejnë një faqe të re.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë embështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen endërsjelltë diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane.

Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret përkushtimin eAdministratës Tuaj për përparim në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja.

Tanimë kemi dhe disa rezultate premtuese falë marrëveshjeve të kohëvetë fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të tëDërguarit Tuaj Special, Ambasadorit Richard Grenell.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara përzgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar dhe në

Dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikqyrurpolitikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me PropoziminGjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, ose siç njihet ndryshe “ Plani Ahtisaari”Këto parime udhërrëfyese sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen ekarakterit të saj multi-etnik.

Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore.

Është përgjegjësia e të gjithë aktorëve të përfshirë që të garantojnë respektimin e këtyre parimeve gjatë gjithë këtij procesi. Ato janë merëndësi kritike për paqen, stabilitetin dhe perspektivën afat-gjatëeuropiane të Rajonit tonë.

I dashur Zoti President,

Me rastin e urimeve për Kosovën, për ditën e saj të pavarsisë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh mirënjohjen e tij më të thellë të gjithë atyre që me sakrifica të panumurta e kthyen në një realitet të bukurëndrën për një Kosovë të lirë e të pavarur.

Kjo mirënjohje është gjithashtu dhe për të gjithë miqtë ndërkombëtarë tëKosovës, në veçanti, SHBA-ve dhe lidershipin Tuaj, që keni mbështetur dhe vazhdoni të mbështetni forcimin e pandërprerë të shtetit më të ri në Europë.

Së fundi, Ju lutemi, Zoti President, pranoni sigurimet e konsideratës tonë
më të lartë!

Me respekt,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re